Sporti

E pabesueshme, edhe një lojtar tradhton Shqipërinë për Greqinë

Sulmuesi Marius Vrushaj, i huazuar nga Olimpiakosi te Vilem 2 në Holandë, i hapi rrugën largimeve në masë të talenteve shqiptarë drejt Greqisë.

Atë e ndoqi Fjorin Durmishaj, ndërsa lojtari i radhës që refuzoi ngjyrat kuqezi është Leonidas Rossi. Mbrojtësi i Apollon Smirnis ka vendosur të përfaqësojë Greqinë.

Ai ishte i grumbulluar në Kombëtaren Shpresa dhe e kishte pranuar ftesën për dy ndeshjet kualifikuese me Turqinë dhe Andorrën.

Por, ndërsa ekipi u grumbullua, babai i Rossi-t kontaktoi trajnerin Alban Bushi për ta njoftuar se ata ndryshuan qëndrim dhe zgjodhën të mos përfaqësojnë Shqipërinë.

Vetëm pak orë pasi njoftoi se do të zgjidhte Greqinë dhe njoftoi për këtë trajnerin e kombëtares U-21 Alban Bushi, Rossi është thërritur nga skuadra e 21-vjeçarëve të Greqisë. Në listën e publikuar, Rossi dhe Marius Vrushaj, figurojnë mes të grumbulluarve.