LajmeTë fundit

“Sami Salihu reagon permes portalit te zv.kryeshefit Komunal, Hevzi Ramadanit”

Kryetari i Kuvendit Komunal Sami Salihu dhe i grupit te qytetareve “LR” pas lajmit qe mori jehone ne komunen e Presheves dhe me gjere, per mos tranmetimin e seancave te Kuvendit Komunal ka reagur permes portalit te zv.Kryeshefit Komunal Hevzi Ramadani.

Ministria e Lajmeve e konsideron kete reagim jo korrekt dhe jobte drejte, nga ana e z.Salihu duke e ditur qe portali ne fjale eshte themeluar kryesisht per ta perkrahur kete levizje grupore te qytetareve “LR” ne krye me Sami Salihun.

Me poshte e keni te plote reagimin e Kryetarit te Kuvendit qe iu eshte drejtuar mediumeve lokale konrektisht TV Aldit.

I nderuar medium RTV Aldi,

Ne, kemi qenë të bindur, se Ju, jeni të mirëinformuar se Kuvendi Komunal i Komunës së Preshevës si dhe vet Kryetari i tij, në kompetencat e saja sipas ligjeve në fuqi, nuk ka targen e ekzekutimit të buxhetit të Komunës së Preshevës. Kjo do të thotë që, Kryetari i Kuvendit, nuk ka autorizime ligjore, që në emër dhe për llogari të Kuvendit të nënshkruaj kontrata të çfaredo lloji, përfshirë këtu edhe transmetimin e seancave të Kuvendit.

Gjithashtu, Kuvendi Komunal, nuk ka llogarinë e saj të veçantë ku do të mund të bënte pagesa për shërbime. Kuvendi Komunal është pjesë e pushtetit lokal e që realizon të drejtat dhe obligimet brenda Komunës së Preshevës, si person juridik.

Gjithashtu, ju garantoj që Sami Salihu si Kryetar i Kuvendit, kërkon nga ju, por edhe nga çdo medium tjetër në Luginë, të jetë pjesë e punës së Kuvendit Komunal, me qëllim që puna e ketij institucionit të jetë sa më transparente.