Shqipëri

Mediat greke: Rama lejoi flamurin grek të valëvitet në Finiq

Mediat greke kanë shkruar në lidhje me takimin elektoral që kryeministri shqiptar, Edi Rama zhvilloi në Bashkinë e Finiqit.

Në shkrimin e medias helene, nënvizohet se Rama iu tha banorëve se është e drejtë e minoritarëve që të valëvisin flamurin helen në atë pjesë të Shqipërisë ku ata jetojnë.

Rama në Finiq prezantoi kandidatin për kryetar të PS në këtë zonë Kostaq Kiçon. Deklarata e ramës ku tha se “minoriteti grek mund të valëvis flamurin e Greqisë”, ka shkaktuar reagime të shumta të qytetarëve shqiptarë.

Komentuesit shqiptarë janë shprehur se shfaqja e flamurit grek në fushatat elektorale të kryeministrit Rama është një turp kombëtar. Rama iu përgjigj komentuesve, duke thënë se është e drejtë e pakicës që të valëvisë flamurin e Greqisë.

“Unë nuk jam krenar për flamurin grek. Ata janë minoritarë dhe kanë të drejtë të jenë krenarë për flamurin e vendit të tyre”, tha Rama.