Shqipëri

“Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës”, Rama takon ministrin e Jashtëm rus

Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme në cilësinë e kryetarit të Zyrës së OSBE, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Ky i fundit është shprehur se ka folur me Ramën dhe për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Lavrov ka thënë se Rusisë i intereson që të arrihet një marrëveshje Kosovë- Serbi dhe se ajo do të nxisë këtë dialog që të arrihet drejt një përfundimi.

”Folëm edhe për Kosovën, kemi për qëllim të nxisim dialogun që të arrijnë një marrëveshje me Serbinë. Ne do të donim që çështja e Kosovës të zgjidhjet. Palët e interesuara duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç për të ecur përpara është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe kemi dhe angazhime dypalëshe me kryetarët e komisionit për tregëti dhe ekonomi. Ka hapësirë për bashkëpunim në këtë sferë. Është e kufizuar për shkak të mbështetjes nga Shqipëria të regjimit të sanksioneve nga BE. Kemi për qëllim të bashkëpunojmë me Shqipërinë për atë çfarë janë të gatshëm të bashkëpunojnë ata.”- tha Lavrov.

Ndërkohë, Rama është shprehur se Serbia duhet të njoh pavarësinë e Kosovës, pasi këshu do të kishte ndikim pozitiv në rajon, por dhe për vetë Serbinë.

“Si kryetar i radhës i OSBE unë jam i vetëdijshëm për nevojën për të qenë një ndërmjetës i ndershëm, siç ministri Lavrov theksoi, siç edhe ne në Shqipëri e dinim qysh prej ditës së parë, jam këtu plotësisht në frymën e dialogut dhe të bashkëpunimit të mundshëm dhe në këtë formë ne trajtuam së bashku me ministrin një sërë çështjesh kryesore në axhendën e OSBE që ndikojnë në sigurinë e Rajonit tonë. Është me e lehtë ta thuash se ta bësh kur i kalon çështjes, është e lehtë të thuash që na duhet një bashkëpunim mes palëve e qeverive, por nuk është kaq e lehtë ta shohësh të realizohet në mënyrë të qëndrueshme. Na duhet përpjekje e besueshme për të përmbushur detyrat. Ndërkohë që formulat marrëveshjet janë të pranishme për tu zbatuar njerëzve u duhet të jetojnë, të kalojnë natë pas nate dhe ajo çfarë kam parë me sytë e mi në zonën e konfliktit, ishte asgjë më pak sesa ndjesia sikur ishe në setin e një filmi të madh hollivudian për apokalipsin. Zgjidhja e kësaj krize është përparësi kryesore e kryesisë sonë. Ne do të mbështesim të gjitha përpjekjet për të ecur drejt zgjidhjes paqësore. Jo gjithçka është e zymtë, ka disa gjëra të mira, mund të duken të vogla por janë të mëdha për jetët e kaq shumë njerëzve, të mijëra civilëve që u duhet të përballen me jetesën në të cilën shkojnë nga njëra anë në tjetrën. Mbështesin plotësisht marrëveshjet e Minskut dhe besojmë se zbatimi i tyre, pa por, është thelbësor për të ecur përpara. Një armëpushim i plotë dhe i qëndrueshëm është thelbësor. Misioni i OSBE duhet të ketë akses të papenguar për të plotësuar misionin e vet. Rusia është pjesëmarrës kyç në zonat e konflikt. Unë besoj që Rusia mund të përdorë ndikimin e saj për të na çuar më pranë paqes, shpresoj fort që do ta bëjë këtë. Ne jemi anëtarë krenar të NATO-s, aleat krenar i SHBA dhe BE, qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për sanksionet. Por dua të them se është shumë e qartë për ne, si kryesi e ne do të përpiqemi deri në fund të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës, se në këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim. Pozita e qeverisë është e qartë, sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne, dhe për vetë Serbinë”, tha Rama./opinion.al