Të fundit

Mbahet seanca e III-të e KKSH-së/ Themelohet Komisionin për vlerësimin e projekteve arsimore

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi sot gjatë seancës së tretë, ka themeluar Komisionin për vlerësimin e projekteve në fushën e arsimit që do të financohet nga Fondi i Republikës së Kosovës të dedikuar për Luginën e Preshevës. 


Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, përms një postimi në rrjetin shoqëror facebook, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është themeluar Komisioni që do të vlerësojë projektet arsimore që do të financohen në kuadër të konkurseve nga Fondi i Kosovës për Luginën.  Sipas tij ky komision është themeluar dhe votuar edhe nga opozita.

“Sot kemi krijuar komisionin i cili do të bëj vlerësimin e projekteve në arsim (projekte që financohen nga Fondi i Republikës së Kosovës dedikuar Luginës së Preshevës). Ky komision u votua njëzëri nga të gjithë anëtarët e KKSH.” ka shktuar në njoftim Lutfiu.

Komisioni për vlerësimin e projekteve arsimore do të përbëhet nga drejtori i shkollës së fshatit Miratoc, Gafurr Hiseni, profesor i kimisë Arsim Krasniqi, profesoresha e gjuhës shqipe Adelina Hasani, profesoresha e gjuhës shqipe Merita Behluli, profesori i lëndëve ekonomike Bujar Mustafa, psikologe Ajshe Sulejmani dhe mësuesi Flakron Isufi.

Lutfiu ka cekur se gjatë proçesit të përzgjedhjes së projekteve të shkollave shqipe, Gafurr Hiseni dhe Bujar Mustafa nuk do të marrin pjesë pasi që janë në koflikt interesi.

Përveç këtij komisioni, në seancën e tretë të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, është themeluar edhe Komisioni ankimor për projektet në fushën e arsimit, që ka për detyrë të merret me ankesat rreth proçesit të selektimit në rast se do të paraqiten. Edhe ky komision sipas Lutfiut u votua edhe nga opozita.

Komisioni për ankesa përbëhet nga Fejzi Beqiri, Ismail Pajaziti, Flora Hida, Mimoza Kadriu, Sali Salihi, Vaxhide Sabedini, Arsim Imeri dhe Naim Kamberi