Lajme

Marko Gjuriq: Lista Serbe e gatshme të rrëzojë qeverinë Haradinaj

Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se Lista Serbe nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe se do të ofrojë votat për rrëzimin e kësaj qeverie për cilëndo parti që e dëshiron këtë.

“Lista Serbe nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe nuk e mbështet qeverinë në Prishtinë, por është e gatshme të mbështes çdo parti politike e cila ndërmerr iniciativë për rrëzimin e qeverisë së Ramush Haradinajt”, ka thënë Gjuriqi, raporton “Tanjugu”.

Këto komente, Gjuriqi i bëri ndaj pyetjes se çfarë është arritur në këta gjashtë muajt e fundit me bojkotimin e institucioneve në Kosovë nga ana e Listës Serbe.