Lajme

Kjo është shqiptarja nga Prizreni që po synon postin e deputetës në Parlamentin e Finlandes

Albana Mustafi është 34 vjeçarja shqiptare nga Prizreni e cila po zhvillon fushatë dinjitoze për postin e deputetes në parlamentin e Finlandës. Mustafi përfaqëson partinë politke majtiste Vasemmistoliitto me numër 54.


Komuniteti shqiptar në Finlandë e përkrahë kandidaturën e Albanës për deputete, kështu që kjo do të ishte deputetja e parë shqiptare me gjasa tejet të mëdha që të jetë zë i fuqishëm në parlamentin finlandez.

Angazhimet dhe sukseset tejet të mëdha në shumë sfera të ndryshme të punës dhe arritjeve në shoqerinë finlandeze që i japin mundësinë për të marrë çmimin “Emigrantja më e suksesshme për vitin 2019” pasi që edhe është e nominuar.

Po ashtu komuniteti shqiptar në Finlandë shpresojnë që “Emigrantja më e suksesshme për vitin 2019 të shkojë vërtetë në duart e Albanës, kësisoji Albana do të ketë mundësinë që si personalitet i vitit të fitojë edhe ftesën nga Kryetari i Shtetit për festime në Pallatin Presidencial në kuadër të festimeve të përvjetorit të pavarësisë së shtetit të Finalndës.