LajmeTë fundit

FR-PD: Pyesin Shaip Kameberin, perse po hesht,perse nuk ka asnje reagim rreth ngjarjeve te fundit!

Forumi Rinor i Partisë Demokratike (PD), mengjesin e sotem e ka filluar me një aksion tjetër të radhës kundrejt pushtetit lokal në Komunën e Bujanocit.FR-RD, përmes një transparenti që kanë vendosur në objektin e Shtëpisë së Kulturës, kanë pyetur Shaip Kamberin dhe pushtetin lokal se , pse po hesht, ndaj gjithë atyre ngjarjeve aktuale që kanë ndodhur, gjithashtu edhe rreth ngjarjeve të kaluara!?Të rinjtë kanë numëruar disa ngjarje të cilat kryetari Komunës Shaip Kameberi nuk ka reguar nga ansjëra nga ato!

Ky është postimi i FR-PD :

Se heshtja është pranim i situatës së krijuar e dëshmon më së miri edhe heshtja e pushtetit lokal ndaj ngjarjeve të fundit aktuale në Bujanoc.

Aferat e shumta korruptive brenda administratës komunale dhe mos reagimi i këtij pushteti lokal të Bujanocit dhe KNSH-së rreth presionit që po iu bëhet drejtorit të Shtëpisë së Kulturës për moslejimin e shfaqjes së filmit “Kufiri Ballkanik” kanë nxitur aktivistët e Forumit Rinor të PD-së që përmes një transparenti të vendosur në Shtëpinë e Kulturës të kërkojnë përgjigje nga i pari i komunës së Bujanocit duke e pyetur për heshtjen e tij misterioze.

Gjithashtu, përveç pyetjeve që kanë të bëjnë për heshtjen rreth aferave korruptive në administratën komunale dhe heshtjen rreth anulimit të filmit në fjalë, të rinjtë e PD-së i kanë kujtuar atij edhe heshtjen për rastin flagrant në Shtëpinë e Shëndetit, ku punonjësi i këtij institucioni, njëherit anëtar i Këshillit Komunal ku bashkëqeverisin i priste pacientët shqiptarë me armatim të tipit M84, si kundërpërgjigje ndaj idesë së Presidentit Thaçi për bashkëngjitje të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me Republikën e Kosovës.

Me gjasë, edhe kësaj here kryetari i komunës së Bujanocit i varur kryekput nga partnerët e tij jo shqiptarë që ka në koalicion do të pranojë që përmes heshtjes ta ruaj karrigen e tij dhe të pranojë bashkëfajësinë.

Se kujt po i shërben ky kryetar, le ta vlerëojë më së miri populli.