Maqedoni

Maqedonia e Veriut me taksë ekologjike për naftën e benzinën


Një taksë ekologjike prej 3.5 denarë do të paguhet si për naftën dhe benzinën në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka bërë të ditur se taksa mjedisore tashmë është përfshirë në rishikimin e buxhetit. Sipas tij vendi po përpiqet të përdorë energjinë e gjelbër.

Sipas vlerësimit të qeverisë me këtë takste do të mblidhen 34 milion euro ato do të përdoren për investime në burime të ripërtëritshme të energjisë.

“Taksa ekologjike do të jetë 3,5 denarë për naftën, me mesazh që të heqim dorë nga nafta dhe derivatet e naftës, që të kalojmë në përdorim të energjisë së gjelbër dhe të lëvizim me biçikletë apo trotinet. Me këtë rritje të çmimit të naftës për shkak të taksës ekologjike, jo për shkak të rritjes së akcizës, mbetemi me çmimet më të ulëta në rajon edhe në pjesën e naftës edhe në pjesën e benzinës. Mesazhin qartë e dërgojmë për orientim të Qeverisë drejt agjendës së gjelbër” deklaroi Zoran Zaev, raporton Alsat.

Por nga VMRO DPMNE kanë thënë se mënyra e qeverisë për miratimin e taksës ekologjike për derivatet e naftës do t’i varfërojë qytetarët.