Maqedoni

Ambasadori bën akrobacion në zyrën e presidentit të Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në zyrën e tij sot ka pritur ambasadorin e Izraelit, Dan Oryan, i cili bëri diçka që nuk shihet shpesh nëpër zyrat e presidentëve.

Për të treguar se stërvitja është shumë e rëndësishme për njeriun, ai i dëshmoi presidentit maqedonas shkathtësinë e të qëndruarit në një dorë.

“Kjo foto ‘e qëndrimit në duar’ me ambasadorin izraelit Dan Oryan le të jetë motiv dhe arsye pse stërvitja është shumë e rëndësishme dhe shpesh edhe argëtim”, ka shkruar në Facebook Pendarovski.