BoksSporti

Luftëtari shqiptar, Ilir Laitif ngjitet sonte në oktagon, përballet me rusin Aleksei Oleinik

Ilir Latifi ngjitet sonte në oktagonin e UFC, atje ku synon fitoren e madhe kundër kundërshtarit rus.

Luftëtari shqiptar, do të përballet me Aleksei Oleinik, edhe pse ishte planifikuar që të ndeshej me Alexandr Romanov, por ky i fundit u largua për shkak të një lëndimi.

Ata janë luftëtarë të ndryshëm, por lufta pritet të jetë shumë e barabartë. Latifi ka 16 fitore, 8 humbje dhe 0 barazime, kurse Oleinik ka 59 fitore, 16 humbje dhe 1 barazim në karrierën e tij të gjatë.