LR-ja i përgjigjet ftesave të APN-së e PVD-së me pozitivitet
Alternativa për Ndryshim mbrëmjen e kaluar përmes një komunikate u bëri thirrje të gjitha partive politike shqiptare në Luginë të Preshevës për unitet në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Po ashtu pak çaste më përpara edhe Partia për Veprim Demokratik, u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike shqiptare për unitet. E thirrjeve të subjekteve të lartëpërmendura iu është përgjigjur me pozitivitet Lëvzija për Reforma, transmeton Ministria e Lajmeve.
Njoftimi i plotë i LR-së :
Lëvizja për Reforma shprehet pozitivisht për përpjekjet për të bashkuar faktorin shqiptar. Do ishte e udhës një takim gjithpërfshirës, i organizuar e i dakordsuar nga të gjitha palët, pavarësisht se kush e shtron ftesën i pari. Por, gjithsesi në këto kushte Lëvizja për Reforma do të marrë pjesë në të dy takimet e thirrura.
Shërbimi për Informim
Lëvizja për Reforma