Të fundit

Zgjedhjet lokale në Preshevë, mblidhet Komisioni Komunal Zgjedhor

Komisioni komunal zgjedhor ka mbajtur sot takimin e parë pas shpalljes së zgjedhjeve lokale në komunën e Preshevës nga kryetari kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq.

Pika e parë ishte aprovimi i formulareve për zgjedhjet lokale të datës 28 Mars 2021 në komunën e Preshevës.

Gjithashtu në këtë takim u caktua komisioni për rregulloren e komisionit komunal zgjedhor.