LR fillon zgjedhjet e brendshme partiake, Fitor Abdullahu zgjidhet kryetar i degës së B.L Raincë
Lëvizja për Reforma sot filloi zgjedhjet e brendshme partiake. LR e nisi këtë proces nga Bashësia Lokale e fshatit Raincë, përcjell Ministria e Lajmeve.
Në njoftimin subjektit në fjalë thuhet se jo rastësisht është caktuar që ky proces zgjedhes bredna partiak ështe nisur nga fshati Raincë. Lëvizja për Reforma vlerëson lart kontributin e qytetarëve të kësaj zone të cilët kanë dhënë për komunën e Preshevës.
Kryetari Sami Salihu bashkarisht me vajzat dhe djemt e Lëvizjes, sot krijuan dhe rikonfirmuan strukturat e Lëvizjes në Raincë.
Kryetar të degës të B.L Raicë LR zgjodhi Fitor Abdullahun, i cili ushtron profesionin si teknik medicinal në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë.