Liverpooli fiton me përmbysje në minutat e fundit, City mposht Southamptonin
Liverpooli ka arritur që në shtatë minutat e fundit me Aston Villan të realizojë dy gola për të përmbysur rezultatin e për të fituar në xhiron e 11-të të Premier Ligës.
Ekipi i Jurgen Kloppit fitoi 1 me 2. Villa kaloi në epërsi në pjesën e parë përmes Trezeguetit, ndërsa Andy Robertson e Sadio Mane realizuan në minutat 87’ dhe 94’ për të përmbysur gjithçka.
2 me 1 ka fituar me përmbysje edhe Manchester City që ka mposhtur Southamptonin. Ward-Prowse realizoi për Sotonin, para se Sergoi Aguero e Kyle Walker të shënonin për Cityn.
Liverpooli tani ka 31 pikë si lider i tabelës në Premier Ligë. City është i dyti me 25 pikë.