Lajme

Limaj, Kurtit: Harro që e bënë ti marrëveshjen me Serbinë, s`ka mundur Hashim Thaçi

Lideri i partisë Nisma, Fatmir Limaj, i është drejtuar Albin Kurtit, që të harrojë se mund të arrijë një marrëveshje me Serbinë, kur sipas tij nuk ka mundur as Hashim Thaçi ta arrijë një të tillë.

Ai ka thënë në seancën që po mbahet për votimin e qeverisë LVV-LDK, se një gjë të tillë nuk do ta lejojnë as ata e as njerëzit e Kosovës.

“Harro që ti mund me bë një marrëveshje me Serbinë kundër Kosovës. Harro. Edhe me dashtë nuk mundesh, harro. As ti as askush, sikur nuk i kemi lënë tjerët, s’ka mujtë me bë Hashim Thaçi, ti s’ke me mujtë me bë kurrë. Nuk e kemi leju Hashimin, po as ty ska shancë. Harro se edhe bijtë e bijat e UÇK-së janë gjallë, e ata kurrë s’kanë me lënë me i bë dëm Kosovës”.