Lajme

Demaliaj me recitim nis opozitarizmin ndaj Kurtit

Shkumbin Demaliaj, deputet i AAK-së, ka nisur opozitarizmin ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit, duke recituar në seancën kur Kurti pritet të votohet për kryeministër.

Ai ka thënë se me këtë lloj opozitarizmi “do t’u përgjigjet rrenave të Kurtit”.

“Ylli i vogël lart në qiell duket porsi zjarr në pyll. Sipër qiellit fluturon, xixa-xixa xixëllon. Kështu do ta kesh Albin gjithmonë. Sepse ke rrejt”, ka deklaruar ai në fillim të fjalimit të tij.

Demaliaj i ka thënë Kurtit “se nuk ke njerëz për të drejtuar institucione”.