Të fundit

Regjistrimi i popullsisë: Shqiptarët e Luginës me shpresa te ndërkombëtarët

Një telash i madh i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, brenda një jave u adresua në dy kryeqendrat politike botërore.

Në Parlamentin Evropian në Bruksel u miratua raporti për Serbinë, ku u kërkua hetim për pasivizimin e adresave të këtij komuniteti. 

Kjo çështje ishte sefte temë edhe në Washington, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan.

Këto zhvillime i bëjnë luginasit të besojnë se zgjidhja për ç’regjistrimin që thonë se po dinamizohet, nuk është larg.

Adresë për hallin e tyre e shohin Amerikën, pas letrës që para dy muajsh Kongresi ia dërgoi sekretarit amerikan, Anthony Blinken.