Lazio e pafat, Juventusi fiton me një penallti kontraverse në fund
Lazio-Juventus kanë ndarë pikët sonte në Stadio Olimpico, në një ndeshje ku dominoi Lazio por ishin të pafat për të marrë të tria pikët, pasi që kishte më shumë raste për të shënuar sesa Juventus. Në këtë ndeshje për 10 minuta luajti edhe kosovari, Valon Berisha, derisa fati i këtij takimi u vendos me anë të një penalltie kontraverse në minutën e 86-të te takimit
Lazio e Valon Berishës dhe Thomas Strakoshës kanë bërë një lojë të bukur sonte kundër Juventusit të Cristiano Ronaldos, por që në fund ishin të pafat dhe e humbën atë.
Madje, nëse do të kishin konkretizuar rastet për shënim, Lazio ka mundur që ta fitonte ndeshjen.
Pjesa e parë ishte totalisht e dominuar prej Lazios të cilët krijuan shumë raste për shënim, me Immobile që ishte shumë afër golit, por që ishte portieri i Juventusit që ia mohoi golin, shkruan GazetaExpress.
Në pjesën e dytë prapë ishte Lazio që sulmojë por golin e arriti në minutën e 59-të të ndeshjes që ishte një autogol i Emre Can.
Pas golit, Juventus reagoi dhe erdhi të barazimi në minutën e 73-të me Cancelo.
E kur fati i kësaj ndeshje po shkonte drejt barazimit, në fund gjyqtari akordon një penallti për Juventusin.