LAJM I FUNDIT : Agim Sabedini emërohet Kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës
Pushteti i ri lokal me shumicë votash emëron Kryetar të Kuvendit Komunal të Preshevës Agim Sabedinin nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, raporton Ministria e Lajmeve.
Agim Sabedini në fjalimin e tij ka falenderuar të gjithë këshilltarët që i besuan pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal, si dhe në tnjejtën kohë premtoi se do këtë pozitë do të mundohet t’a ushtrojë me dinjetitet dhe profesionalizëm.
Z.Sabedini me profesion është mjek specialist i emergjencës i cili punon në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.
Z.Sabedini gjithashtu ka apeluar tek këshilltarët që të jenë sa ma konstruktiv dhe mos të mbjellin urrejte, ndasi mes vete.