Shqipëri

“12 milje? Grekët i bie të dalin disa km mbi kodrat e Sarandës”

Vizita e ministrit të jJshtëm grek në Tiranë dhe pakti detar sipas specialistit të së drejtës ndërkombëtare, Prof. Ksenofon Krisafi.

Përplasjet në basenin e Egjeut nuk mund të mos jenë dëshpëruese për shqiptaret sepse bëhet fjalë për dy vende miq me Shqipërinë me të cilët na lidh një histori e bashkëjetesë e pashmangshme, thotë akademiku Krisafi.

Ai flet edhe mbi zërat për “12 milje zgjerim”.

“Ështe alogjike dhe absurditet i padiskutueshem qe te mendosh se Greqia do ta shtrije gjeresine e ujrave territoriale nga bregu i Korfuzit ne drejtim te Sarandes ne 12 milje detare.

Së pari nuk ka hapesire te mjaftueshme per kete gjeresi. Se dyti, ne baze te nenit te lartpermendur te Konventes per te drejten e detit, kete te drejte e ka ne te njejten mase edhe Shqiperia.

Sipas kesaj logjike te ketyre “specialisteve per gjithecka” nuk del llogaria, sepse greket do te duhet te dalin disa km mbi kodrat e Sarandes, kurse shqiptaret do te kapercenin diku nga mesi i territorit tokesor te ishullit te Korfuzit” – thotë profesor Krisafi.

Më poshtë, intervista e tij dhënë për gazetën Dita.

– Profesor Krisafi, konflikti turk me Greqinë aktualisht ka hapur shumë diskutime dhe lë shteg për zhvillime të mëtejshme. Si një ekspert dhe njohësi më i mirë i kësaj fushe, a mund të na thoni diçka më tepër? A duhet të shqetësohemi?

– Është çështje që me të drejtë meriton vëmendje. Zhvillimet e ditëve të fundit dhe madje të orëve të fundit në basenin e Egjeut, i cili lag brigjet e dy prej fqinjëve dhe miqve të Shqipërisë, Turqisë dhe Greqisë, kanë marrë përmasa problematike. Ata janë përfshirë një një mosmarrëveshje serioze dhe ujërat e detit janë mbushur nga anije të shumta eksploruese, kërkimore, por edhe lufte, që mbajnë jo vetëm flamujt kombëtarë të të dy vendeve, por edhe të disa shteteve të tjerë. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se në një fjalim në orëve të fundit presidenti turk Erdogan paralajmëron Greqinë se Turqia do marrë gjithçka që i takon.