Të fundit

Shpat Aliu emërohet zv.kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës

Anëtari i Partisë Demokratike Shqiptare Shpat Aliu me 20 vota pro zgjidhet zëvendës kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës.

Z.Aliu ka qenë një ndër këshilltarët më të zëshëm gjatë kohës sa ishte në opozitë gjë që ka pas shumë herë përplasje me kryetarin e APN’s Shqiprim Arifin.

Po ashtu z.Aliu pas emërimit të tij mori fjalën para kuvendarve ku deklaroi se këtë pozitë do ta ushtrojë drejt dhe do të jetë i njejtë për të gjithë këshilltarët pa dallin se nga cilat parti vijnë.