FutbollSporti

Barcelona mposht thellë Unitedin, arrin gjysmëfinalen

Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Manchester Unitedin në të dy ndeshjet çerekfinale.

Në ndeshjen e parë në “Old Trafford” Barcelona kishte fituar me rezultat prej 0-1, derisa sonte në Camp Nou fitoi me rezultat prej 3 me 0, transmeton Koha.net.

Leo Messi pati sonte paraqitje fantastike duke shënuar dy gola.

Kurse golin e tretë e shënoi Philippe Coutinho në minutëne 61.

Braziliani shënoi gol të jashtëzakonshëm me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë.

Për Coutinhon asistoi Jordi Alba.

Në gjysmëfinale Barcelona e pret fituesin e takimit Porto – Liverpool, që luhet nesër nga ora 21:00.