Lagjja e Strukarëve në Tërnoc bëhen me trafo-stacion të ri
Kanë filluar punimet për vendosjen në funksion të trafo-stacionit në fshatin Tërnoc, respektivisht në lagjen e Stukarëve, njëra prej më të vjetrave në Serbinë Jugore, e cila përshkak të vjetërsisë dhe mungesës së pjesëve rezervë të cilat ishin të vjetra ka punuar si stacion shpërndarës.
Trafo Stacioni i ri do të mundësojë një sistem modern të telekomandimit dhe mirëmbajtjes, në mënyrë që të jetë e mundur ç’kyqja selektive, vetëm sipas linjave ku ndodhë defekti.
Linjat janë në drejtim të Tërnocit, Breznicës dhe Lopardincës, dhe nëse ndodhë havari në ndonjërën nga ato linja, nuk do të ketë ndërprerje në të gjitha linjat, por vetëm aty ku është e nevojshme ndërhyrja.
Thelbi është në besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike, që nuk ka ndërprerje, ose që edhe ndodhin, zgjasin shumë pak./KomunaeBujanocit/