Kurti tregon se pse e rritën numrin e ministrive nga 12 në 15
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka treguar se pse vendosën të rrisin numrin e ministrive nga 12 sa kishin premtuar, në 15.
Kurti tha se premtimi kishte qenë që të kursehet sa më shumë me zvogëlimin e ministrive, por që në 12 ishte i pamundur pasi që zvarriste procesin për reduktimin e ministrive në një numër kaq të vogël.
“Synimi ynë që të kemi 12 ministri ka qenë i drejtë që të kursejmë sa më shumë, por kur analizuam strukturat e ministrive përkatëse, krijimi i disa superministrive, u dëshmua se është kosto më e madhe se sa t’i kemi 12 ministri”, tha ai.
“Nëse ne nuk do të bënim një gjë të tillë atëherë do zvarritej për 1 vit në 12 ministri, më mirë të rrisim numrin e ministrive se sa të kemi zvarritje”, shtoi Kurti.