Të fundit

Përfundon me sukses aksioni për rastin e apelit për ndihmë të djaloshit Selami Hyseni

Shoqata Humanitare ”Geraj” njofton se është kryet aksioni për rastin e djaloshit Selami Hyseni i cili po vuan nga një sëmundje tepër e rëndë.

Njoftimi i plotë :
Në emër të Shoqatës Humanitare “Geraj”, shprehim mirënjohje të thellë për çdo individ i cili kontribuoi në aksionin tonë të ndërmar me rastin e apelit për ndihmë djaloshit nga vendlindja Selami Hysenit.

Një faleminderim të veçant për vëllezërit tanë të dashur Adem Ramadanin dhe Arian Agushin, të cilët iu bashkangjitën dhe i dhan shtytje këtij aksioni.

Vështir të gjinden fjalët për të shprehë faleminderimin, ne thjeshtë lutemi që shpërblimin ta merr gjithsecili nga ju tek Zoti fuqiplotë, në këtë botë dhe në botën tjetër.

“Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut janë si shembulli i atij që mbjell kokërr, nga e cila dalin shtatë kallinj, dhe në çdo kallinj nga njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) edhe më tepër atij që do, se Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Bamirës i madh.”

(El-Bekare, 261)

Pas këtij aksioni jashtëzakonisht të sukseshëm, ne si shoqatë së bashku me këshillin në fshat, jemi gati të mbulojmë plotësisht këtë rast në aspektin material, na ngelet vetëm tiu drejtohemi te Madhit Zot me lutjet tona, që vogëlushi Selami Hyseni të shërohet plotësishtë dhe të vazhdojë një jetë normale.

“Largoja sëmundjen, o Zoti i njerëzve, dhe shëroje! Ti je Shëruesi! Nuk ka shërim, përveç shërimit prej Teje. Jepi shërim që nuk i lë gjurmë të sëmundjes!”
(Lutja e Profetit Muhammed s.a.v.s.)

Me shumë respekt!
Kryesia e Shoqatës Humanitare “Geraj”