LajmeShqipëri

Meta uron arritjen e marrëveshjes Kurti-Mustafa

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur “ngrohtësisht” arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç tha ai, “si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë”.

“Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit”, tha Meta në një postim në Facebook.

Ai i dëshiroi Qeverisë së Kosovës, “të drejtuar nga z.Albin Kurti suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin”.