Të fundit

Kurti takon Kamberin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi, s`përmendet bashkimi i Preshevës më Kosovën

Kryeministri i së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, së bashku me shefin e tij të kabinetit, Rahim Salihu, raporton Gazeta Blic.

Sipas një njoftimi për media të dërguar nag Qeveria e Kosovës thuhet se aty është biseduar edhe për takimin e fundit që ka pasur Kurti në Bruksel me presidentin e Serbisë Alksandër Vuciq.

Kryeministri Kurti dhe Kamberi biseduan për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në viset e tjera në Serbi.

Në këtë takim u diskutua për të drejtat që i kanë shqiptarët përmes Këshillit Nacional Shqiptar, si edhe rrudhjen e tyre nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, nga janari i vitit 2014.

“Kryeministri Kurti dhe z. Kamberi diskutuan edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel, për dialogun e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Temë e bisedës ishin edhe dy samitet e liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtura këtë muaj në Tiranë
dhe në Vjenë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet në njoftim se takimi me Shaip Kamberi është në vazhdën e takimeve që kryeministri Kurti mban me përfaqësuesit e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.