LajmeTë fundit

Sot zyrtarisht është hapur objekti multifunksional në B.L Raincë.

Gjatë ditës së sotme është bërë hapja e objektit multifunksional në Bashkësinë Lokale të fshatit Raincë.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij institucioni ishin qytetarët e B.L të f.Raincë, qytetarë të komunës së Preshevës, Kryteari i komunës Shqiprim Arifi, Kryetari i B.L Raincë, z.v Kryetari Armend Aliu, drejtori i ‘Shtëpisë së Shëndetit’ Driton Salihu, drejtori i bibliotekës së qytetit Reshat Neziri, si dhe drejtoresha e çerdhës së qytetit znj.Sinavere Shaqiri.

Raincasit janë shprehur tejet të kënaqur nga ky investim, sepse banorët nga tani e tutje të B.L Raincë nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë në qytet, sepse shërbimet e tyre do të kryen në këtë objekt multifunksional.