Kurti: Në Preshevë po zhvillohet spastrimi etnik
Gjatê konferencës për media kreyministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë që shqiptarë e Luginës së Preshevës janë duke u diskriminuar nga qeveria serbe.
Kurti para gazetarëve duke folur për reciprocitetin që do ta bëjë Kosova ndaj Serbisë ka folur edhe për problemet e shqiptarëve të Luginës
“Asnjë qeveri e mehershme nuk ka zbatu reciprocitet, ne kur t’a zbatojmë reciprocitetin nuk guxojmë të dështojmë e kemi theksuar edhe reciprocitetin te të drejtat e pakicave, ju e dini shumë mirë që në ballkan ka dispalanc, midis të drejtave të pakicave, serbët në bosnje kanë republikë, serbët në Kosovë kanë edhe të drejt vetoje për shumë gjera në ndërkohë që shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ua pasivizojnë adresat dhe i çregjistrojnë që është nje lloj spastrimi etnik administrativ”, ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti.