Të fundit

Komuna e Preshevës nderon me titullin “Nderi i Preshevës” këngëtarin Arian Agushi i njohur si Gold Ag

Komuna e Preshevës me simbolin e çelësit nderon me titullin “Nderi i Preshevës” këngëtarin Arian Agushi i njohur për publikun si Gold Ag, transmeton Ministria e Lajmeve

Ishte kryetari komunës Shqiprim Arifi i cili ndau çmimin e lartëpëtmendur për reperin preshevarë.

Arifi ka shkruar në FB se ky titull do të vazhdojë të aplikohet edhe për gjeneratat e reja të cilët do të kontribojnë dhe mbrojnë krenarinë e komunës së Preshevës.

Postimi i plotë :

Ekzekutivi i Komunës së Preshevës ka vendosur të nderojë me titullin: “Nderi i Preshevës” çdokend që ka kontribuar fuqishëm për Preshevën, që me përkushtimin dhe dashurinë e tyre për punën dhe vendin e kanë nderuar dhe përfaqësuar Preshevën në mënyrën më të denjë.

Titull ky që me kënaqësinë më të madhe do të ndahet personalisht nga Kryetari i Komunës së Preshevës dhe që do të vazhdoj të aplikohet edhe në gjeneratat në vijim për t’i nderuar të gjithë ata që i sollën dhe mbrojtën krenarinë Preshevës ?

Sot, për herë të parë, me simbolin e Çelësit dhe me titullin: NDERI I PRESHEVËS nderova këngëtarin Preshevar: Arian Agushi i njohur si GOLD AG, i cili Preshevën tërë karrierën e tij e ka përfaqësuar në mënyrën e tij më të mirë.