Të fundit

Tensione mes pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Preshevës

Pasi kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës Sami Salihu vendosi të ndërpresë diskutimin në Kuvend dhe të hedhë në votim të gjitha pikat e rendit të ditës për këtë seancë njërën pas tjetrës, kryetari i APN-së Shaqiprim Arifi i nervozuar del në foltore duke i thënë se duhet të vazhdojë debati i Kuvendit e jo të votohen pikat e rendit të ditës.

Arifi së bashku me këshilltarët e e tij të APN-së tensionoi situatën në Kuvend. Derisa ai pengonte punimet e senacës duke tentuar të parandalojë votimin e propozuar nga kryetari i Kuvendit, erdhi edhe reagimi i këshilltarit të koalicionit qeverisës nga Unioni Demokratik Shqiptar, Naser Aziri dhe i Naim Jasharit nga radhët e PDSH-së, të cilët tentuan t’i largojnë Arifin dhe këshilltarët e Alternativës për Ndryshim duke i shtyrë dhe duke i sugjeruar të të ulen në vendet e tyre.