Kurti mban fjalën hyrëse në Samitin e Paqes së Europës Juglindore në Tiranë
Albin Kurti mban fjalën hyrëse në Samitin e Paqes së Europës Juglindore në Tiranë
Ky është fjalimi i plotë i Kurtit :
Në Samitin e Paqes së Evropës Juglindore që po mbahet në Tiranë, kisha nderin që të mbaj fjalën hyrëse së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, dhe Ambasadorin e mirënjohur amerikan z. Christopher Hill. Nën moderimin e Nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Vasilika Hysin, në fjalën time, përveç tjerash, theksova: “Para 30 vjetëve ka rënë muri që na ndante dhe mori fund Lufta e Ftohtë. Mirëpo, sot, kemi ftohtësi pa luftë e diku edhe me luftë, e në vend të një Muri të Madh kemi shumë mure të vegjël që na ndajnë midis nesh e brenda nesh. Për paqe kemi nevojë kudo dhe tërë kohën. Sepse ajo është mundësia që njerëzit, qytetarët, popujt, shoqëria të lulëzojnë. Ama paqja ka nevojë që të luftojmë varfërinë e papunësinë, pabarazinë e padrejtësinë. Dhe, ka nevojë për marrëdhënie të mira fqinjësore midis vendeve tona duke i bërë aktive vlerat dhe interesat e përbashkëta, drejt BE-së e NATO-s, për zhvillim, mirëqenie e siguri. Ballkani perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrën.”