Të fundit

Ministri Lonçar: Pacientat me CoVID-19 nga Bujanoci dhe Presheva do të sherohen në spitalin e Leskocit

Pacientët me koronavirus nga Bujanoci dhe Presheva do të shkojnë në Leskoc për trajtim në ditët në vijim, tha Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Loncar për RTS.

Pas seancës së shtabit të Krizave, ai deklaroi se numri i të infektuarve po rritet në këto qytete, por që për shkak të numrit të madh të pacientëve, ata nuk do të shkojnë në Vranjë, por në Leskoc:

– Tashmë ne kemi organizuar pritjen e tyre në Leskoc, dhe nëse ka nevojë, ata pacientë do të transportohen më tej në Nish, tha Ministri./presheva.com