LajmeTë fundit

Presidenti Thaçi nga Tirana: Skena politike e Kosovës e gatshme për dialog me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi po merr pjesë në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore i organizuar në Tiranë, nga ku ka thënë se skena politike e Kosovës e gatshme për dialog me Serbinë.


Thaçi, ka thënë se para 20 viteve ka përfunduar tragjedia. Ai ka thënë se një marrëveshje Kosovë-Serbi do të eliminonte njëherë e përgjithmonë një tragjedi të re.

“Jemi të vetëdijshëm për hamendjet dhe dyshimet të Brukselit ndaj vendeve të Ballkanit Perendimor”, ka thënë Presidenti në Forumin e Paqes që po mbahet në Tiranë.

Presidenti Thaçi ka kërkuar anëtarësim në BE për gjithë vendet e Ballkanit. Ka thënë se skena politike e Kosovës është e gatshme të vazhdojë bisedimet me Serbinë në ndërmjetësim të SHBA’së dhe BE’së për marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Kjo nuk shkakton hamendje se çka duhet të bëjmë dhe si të sillemi me BE’në. NE duam të bëhemi shtet anëtare të BE’së. S’duam pakt tjetër”, ka thënë ai.

“Dialogu nuk ka alterantivë. Përkundrazi, përshpejton procesin në integrimet euoatlantike”, ka shtuar ai