Kurti e Mustafa me konferencë të përbashkët
Albin Kurti e Isa Mustafa do të mbajnë një konferencë të përbashkët nga holli i Kuvendit, bën të ditur Lëvizja Vetëvendosje.
“Në hollin e Kuvendit, në 9:30, mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media e dy kryetarëve, Albin Kurti dhe Isa Mustafa”, thuhet në njoftim.
Pritet që ata të zyrtarizojnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës.