Lajme

Kurti: Drejtësia e mohuar për Reçakun krim i vazhdueshëm ndaj popullit tonë

Me rastin e 21 vjetorit të masakrës së Reçakut, ku u vranë 45 civilë shqiptarë dhe 11 ushtarë të UÇK-së të cilët po i mbronin kufomat që të mos rrëmbeheshin nga forcat serbe, një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, i prirë nga kryetari Albin Kurti, mëngjesin e sotëm bëri homazhe te kompleksi memorial në Reçak, bëhet e ditur përmes një postimi në Facebook nga Vetëvendosje.

Kurti mbajti edhe një fjalë rasti ku tha se masakra e tronditi dhe e tmerroi Kosovën por edhe e ndërgjegjësoi dhe alarmoi botën demokratike dhe diplomacinë ndërkombëtare çfarë ishte vendimtare që NATO-ja ta bombardonte Jugosllavinë e Millosheviqit, transmeton Koha.net.

“Ne sot përkulemi me nderim dhe respekt për martirët dhe dëshmorët e Reçakut dhe ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me familjarët të cilët i humbën më të dashurit e tyre që Kosova ta fitojë lirinë. 21 vjet më vonë nuk ka drejtësi për familjet dhe kjo drejtësi e mohuar paraqet krim të vazhdueshëm ndaj njerëzve tanë, ndaj popullit tonë, ndaj shtetit tonë. Është obligim i institucioneve vendore dhe i partnerëve tanë ndërkombëtar që të sjellin drejtësi, të shtojnë trysni mbi Serbinë, ashtu që të gjithë kriminelët që ekzekutuan dhe ata që urdhëruan masakrën e Reçakut të nxirren para proceseve gjyqësore dhe të dënohen”, tha Kurti.