Lajme

Vuçiq nuk i përmend Preshevën e Bujanovcin, thotë se Medvegja dhe Banja e Sijarinës mbesin në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, më në fund i ka dhënë përgjigje presidentit Thaçi, rreth deklarimeve se e gjithë Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës në rast të një marrëveshje eventuale me Serbinë përmes korrigjimit të kufijve.

Vuçiq në vizitën e sotme që ka realizuar në Medvegjë, ka thënë se ky qytet do të mbetet në Serbi së bashku me Banjën e Sijarinës, ndërkohë nuk i ka përmendur fare Preshevën dhe Bujanovcin.

Kreu i shtetit serb gjithashtu ka ftuar banorët që të vazhdojnë të punojnë e investojnë sepse asgjë nuk do të ndodh.

Ai gjatë vizitës së tij në Vlastonicë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen për këto deklarime të Prishtinës, të cilat ai i konsideron si kërcënime.

Për këtë çështje ka folur dje edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, e cila ka thënë se deklarimet e Thaçit se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës mund të jetë vetëm një ëndërr.

“U bëj thirrje institucioneve në Prishtinë t’i kthehen realitetit. Të mos i ngritin barrierat dhe t’i kthehen dialogut”, ka thënë Brnabiq.

Në Serbi dhe Kosovë janë duke qëndruar delegacione të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët po kërkojnë vazhdimin e dialogut, heqjen e taksës.

David McAllister raportues i BE-së për Serbinë lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve, ka dekalruar se nuk e përkrahin krjimin e shteteve një etnike.

Delegacioni i kryesuar nga ai, pjesë e të cilit është edhe raportuesi për Kosovë, Igor Soltes, do të vizitojnë edhe Kosovën.