Lajme

Kultura duhet të ndihmohet!

Ato OJQ që merren ekskluzivisht me kulturë dhe që e arsyetojnë veten me aktivitetet e tyre, duhet ndihmohen nga komunat tona, nga donatorët e mundshëm dhe nga KKSH, me aq mundësi që ka ( e që deri më tani iu ka ndihmuar atyre OJQ-ve që kanë treguar rezultate konkrete).
Kultura nuk duhet shikohet në aspketin politik, dhe në asnjë mënyrë nuk guxon të politizohet, sepse, me kulturë identifikohemi si komb. prandaj ndihmojeni kulturën, sepse është bazamenti kryesor i kombit.
Të punojmë bashkërisht që kultura e këtij nënqielli që flet shqip, të jetë e barabartë me zhvillimet kulturore të komunave të tjera shqiptare që na rrethojnë.
Kemi dije dhe kapacitet që ta zhvillojmë dhe ta përparojmë kulturën, por duhet përkrahur si moralisht po ashtu edhe materialisht…