FutbollSporti

Xhaka, krenar që po bëhet pjesë e historisë së Arsenalit

Granit Xhaka është i vendosur që ta mbyllë këtë kapitull dhe ta shkruajë emrin e tij në historinë e pasur të klubit londinez më vonë gjatë këtij muaji.

Arsenali është kualifikuar në finale të Europa Legaue dhe do të përballet me Chelsean në Baku më 29 maj.

“Është një kohë e gjatë, 25 vjet. Tani që jemi në finale ne e duam trofeun për klubin, për tifozët dhe për lojtarët tanë gjithashtu. Çdo pjesë e historisë është e këndshme. Nëse mund të jeni në historinë e këtij klubi të mrekullueshëm, është diçka që të bën krenar. Por, së pari ju duhet të fitoni”, ka deklaruar Xhaka