Kufiri Miratoc-Llojan vazhdon të jetë i mbyllur
Që në vitin 2019 u nënshkrua marrëveshja mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, por kufiri Llojan-Miratoc ende vazhdon të mbetet i mbyllur. Ministri i brendshëm i Maqedonisë Oliver Spasovski atë kohë tha se shumë shpejt kjo pikë do të hapet. Nga ana tjetër edhe ministri i jashtëm Bujar Osmani paraprakisht në vitin 2018 thoshte se po insistojnë që kufiri të hapet sa më shpejt.
“Puna jonë fillon me hapjen e pikës së përbashkët kufitare i cili për fillim do të funksionoj si pikë kufitare për komunikacion lokal ndërsa me përmbushje të kushteve do të funksionoj edhe si pikë kufitare e përbashkët për kalim ndërkombëtarë”, tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.
“Pika kufitare do të jetë ndërkombëtare, mirëpo ishte insistimi jonë që deri sa të përgatitet kushtet për transformimin ose hapjen e pikës kufitare ndërkombëtare të hapet si lokale që të munden njerëzit menjëherë të fillojnë të komunikojnë me familjarët e tyre në dy anët e kufirit”, tha Bujar Osmani.
“Të gjitha projektet që kemi filluar t’i punojmë këto vitet e fundit, projekte që ndikojnë që shërbimet tona tranzitore të jenë më efikase dhe të shpejta, tha Neboshja Stefanoviq, ish-ministër i Punëve të Brendshme në Serbi.
Premtime të shumta për hapjen e kësaj pike kufitare kishte edhe nga ana e politikës së Luginës së Preshevës. Shqiprim Arifi kryetari aktual i Preshevës në shumë raste kritikoi ish udhëheqësit e komunës së Preshevës për paaftësi për ta hapur kufirin dhe se ai do ta bëjë këte.