LajmeTë fundit

Rezoluta që dënon gjenocidin serb në Kosovë bashkon deputetët e Kuvendit

Si rrallëherë deputetë të Kuvendit të Kosovës janë bërë bashkë, e këtë herë për të dënuar krimet e gjenocidin serb në Kosovë, tash kur po shënohet 20-vjetori i 186 masakrave të kryera nga Serbia.

Ata bashkë kanë vendosur të jenë pjesë e një komisioni të përkohshëm, i cili do të nxjerrë një rezolutë përmes së cilës do të dënohen krimet e kryera nga Serbia, dhe do të sanksionohen ata që mohojnë krimet.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se ideja e rezolutës është që të vazhdohet me hapa të tjerë, pasi duhet të krijohet një Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe.

Ky komisioni pritet që të mblidhet së shpejti dhe të gjitha partitë do ta kenë mundësinë që të kontribuojnë në rezolutë që nga deputetët u tha se i paraprin një ligji në të ardhmen.