Shqipëri

Kufiri i parë që Shqipëria do ta hapë është ai me Kosovën

Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, ka thënë që kufiri i parë që synojnë të hapin është ai me Kosovën.

“Nëse do të ketë një kufi të parë që do të hapet, do të jetë kufiri me Kosovën. Duhet ta pranojmë që nuk po jetojmë në një situatë normale.”.

“Për ne do të ishte jashtëzakonisht e nevojshme, që do të kishte një hapje dypalëshe të kufirit, për sa i përket sektorit të turizimit dhe lëvizjes së lirë. Jemi një dhe kemi shumë karakteristika të përbashkëta”.

Megjithatë sipas Klosit, nuk duhet nxituar që të mos ketë gabime që do na kthejnë në situata të vështira me pandeminë.
“Ekspertët shëndetësorë do të marrin vendimet. E para është jeta e qytetarit, do të vazhdojmë ta theksojnë këtë”.