Kryesore

Vazhdojnë keqkuptimet e pagave minimale në sektorin privat në Preshevë

Siç edhe kemi njoftuar para disa ditëve se pakoja e ndihmesës ekonomike shtetërore për ekonomitë e prekura nga shpallja e gjendjës së jashtëzakonshme ku Ministria e Ekonomisë, mori një vendim për të paguar rreth 30 mijë dinar çdo kompani për secilin punëtor, tani vetëm se ka filluar të realizohet duke zbutuar kështu sadopak sektorin privat të komunës së Preshevës.

Megjithatë, ende po vazhdojnë keqkuptimet në lidhje me pagat minimale të përfituara mes sipërmarrësve dhe punonjësve të tyre, transmeton Ministria Lajmeve.

Për këtë gjë shumica e punëtorëve të sektorit privat kanë paqartësi në lidhje me pagat dhe disa prej tyre kosiderojnë se kjo ndihmesë shtetërore po kepërdoret nga disa prej pronarëve të tyre, ndërsa në anën tjetër ndryshe flasin pronarët e kompanive.

Duke u nisur nga fakti se një pjesë dërmuese e të rinjëve dhe të rejave në komunën e Preshevës kanë vështirësi me gjuhën serbe dhe shumica prej tyre nuk e njohin fare andaj edhe kuqkuptimi rreth pagës sigurishtë që kërkon shpjegime dhe qartësi. Prandaj ne si redaksi dëshirojmë që përmes portalit tonë të ju informojmë rreth ksaj paqaetësie.

Duke iu referuar vedimit mbi miratimin e ndihmesës ekonomike për kompanitë e sektorit privar ku thuhet se :

Kompanitë të cilët kanë pasur mundësi t’i pagujnë punëtorët e tyre ose një pjesë të pagë së tyre në gjendjen e jashtëzakoshme, atyre paga minimale do ti dërgohe si shtesë ose për ta plotësur pjesën tjetër të pagës, një shembull konrekt nëse një punëtorë është ka marrur vetëm 15 mijë dinarë atij do ti plotësohet edhe pjesa tjetët nga paga minimale e ndihmesës ekonomike.

Ndërsa kompanitë të cilat nuk kanë mundur t’i paguajnë punëtorët e tyre gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, ata do të marrin pagat minimale të plota rreth 30 mijë dinarë nga ndihmesa ekonomike.

Gjithashtu theksojmë se disa kompani kanë vendosur ti dhurojnë pagat për muajin mars, ndërsa tani priten të lëshohen për muajin prill dhe maj, kurse disa kompani të tjera kanë vendosur ti dhurojnë pagat për muajt prill, maj dhe qershor.