Shqipëri

Fillon fushata elektorale, Rama e nis ditën me projektin e Unazës së Re

Ditën pas hapjes së fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit, Edi Rama e ka nisur me projektin në Unazën e Re. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama krahas videos së publikuar shkruan se projekti është një ndërhyrje e rëndësishme në respekt të mjedisit.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë projekt të ri të hyrjes së Tiranës në Unazën e Re, që reflekton nevojën për të ndërhyrë në atë nyje tejet të rëndësishme dhe të ngarkuar, duke garantuar një qasje më miqësore me mjedisin urban, ju uroj një të dielë të bukur” – shkruan Rama