Lajme

Kryekuvendari Konjufca flet për rastin “Syri i Popullit”: Mund të përfundoja në burg!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka thënë se po të mos ishte zbardhur rasti i njohur si “Syri i Popullit”, ai sot do të mund të ishte në burg.

Të mos ishte zbardhë njëri prej skandaleve më të mëdha të sistemit të drejtësisë, i cili u zbardh vitin e kaluar, unë ndoshta nuk do të isha këtu duke fol me juve, por do të isha në burg. Kaq e thjeshtë është, unë do të isha në burg sot, nuk do të isha kryetar i Parlamentit, duke fol me ty”, ka thënë Konjufca në emisionin “Tempus” në KTV….

Ndikimi politik u kanë aq i tmerrshëm, sa që me fabriku edhe dëshmitarë për me montu një proces gjyqësor i cili mundet me të çu në burg. Pse? Se je opozitar”, ka thënë ai, duke shtuar se ka fabrikuar prokurori i cili e ka pasur çështjen

Sylë Hoxha me sa e di. Po tash është çështje e drejtësisë qysh e argumenton… Ky ka qenë për shembull njëri prej skandaleve më të mëdha në Kosovë, ndoshta jo veç i vitit të kaluar, ndoshta prej pasluftës. Vetëm po du të them, që me këtë sistem të drejtësisë, shumë kollaj është edhe unë me pas aktakuzë”, deklaroi kryetari i Kuvendit.