Lajme

Lirohet kosovari që u arrestua të dielën nga policia e Serbisë

Rruga iu ndalë në mes kufirit Hungari-Serbi. Abaz Beqiraj nga Deçani kishte qëndruar në Gjermani tek i biri për dy muaj. Të dielën kishte biletën e kthimit për në Kosovë. Mirëpo nuk arriti në vendlindj sepse gjatë rrugës u arrestua nga policia serbe.

Kjo pasi ky i fundit u arrestua nga Policia serbe lidhur me një aktakuzë të vitit 2010 të cilën Beqiraj as vet nuk e di çka është.

Por pas disa ditësh ai është liruar nga burgu, lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci.