Të fundit

Kryetari Arifi dhe stafi i kabinetit te tij, “zënkë”: me “plakun” e njohur Ramiz Elezi

Ramiz Elezi, apo siç e njohim të gjithë sikur “plaku që përkujdeset për vendin ku ka qenë i vendosur lapidari i dëshmorëve të luftës së UÇPMB-së”, është injoruar nga Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe stafi i kabinetit te tij. Ramiz Elezi 3 deri 4 herë në javë për gjashtë vite udhton me bicikletë nga vendi i tij i lindjes fshati Leran, për të ardhur në Preshevë për tu përkujdesur për vendin ku ka qenë i vendosur lapidari. Por së fundmi i ka ndodhur një gjë e pazakontë z.Elezi, pasi që ai i’u kishte drejtuar Kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, ky i fundit nuk e ka marrë parasyshë kërkesën e tij, z.Elezi kishte shkuar në kabinetin e Kryetarit të komunës dhe aty “stafi i kabnetit” të kryetarit e kishin injoruar duke i thënë  se z.Arifi nuk ka kohë të takohet me ty, pas kësaj ishte shfaqur z.Arifi ku i kishte thënë se unë nuk jam këtu për të të ndihmuar dhe e kishte kapur z.Elezi për ta dëbuar nga zyra e tij duke i thënë se kjo është zyrja ime, Pas kësaj z.Arifi e ka fyer z.Elezi I cili është plak i moshuar duke i thënë “oh nonën e nonës”, pas kësaj ka reaguar z.Elezi duke i tërhequr vërejtjen, dhe i kishte thënë personave që gjindeshin në kabinet se “a e dëgjuat çfarë me tha” po ata të gjithë kishin heshtur. z.Elezi i cili për gjashtë vite nga 3-4 herë në javë në çdo stinë të vitit përkujeset për vendin e lapidarit gjithashtu është edhe veteran i tri luftërave të lavdishme asaj të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së në Maqedoni, me këtë kryetari i Komunës z.Shqiprim Arifi nuk e ka fyer një person apo një të moshuar por ka fyer veteranët, dëshmorët dhe invalidët e tri luftërave.