Të fundit

Sinani e quan historike diskutimin në Senatin Amerikan për Luginën e Preshevës

Ardita Sinani konsideroi se diskutimi për shqiptarë e Luginës së Preshevës, sot në Senatin Amerikan është ditë historike, përcjell Ministria e Lajmeve

Më posht mund ta lexoni reagimin e plotë të Sinanit :

Për herë të parë çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës po diskutohet në Senatin Amerikan.

Kisha fatin dhe nderin e veçantë që me 2 mars së bashku me delegacionin nga Lugina të takohem me Kryetarin për politikë të jashtme në Senatin amerikan, senatorin Bob Menendez.

E pikërisht sot, në Hearing-un e mbajtur në Senat, senatori Menendez kërkoi nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës, e specifikisht për pasivizimin e adresave.

Poashtu senatori Menendez në Hearing-un e sotëm nënvizoi se pakica shqiptare në Serbi i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia.

Pikërisht këto ishin temat, për të cilat me diskutuam në vizitën tonë në Capitoll Hill, më 2 mars të këtij viti.

Prandaj sot, ndjej krenari që temat që ne trajtuam bashkarisht në vizitën e fundit në SHBA, por edhe në vizitat tjera, po fillojnë të marrin kahjen e duhur të trajtimit në qendrën e vendimmarrjes, Senatin amerikan.

Poashtu ndjej obligim, që në emër të të gjithë shqiptarëve në Serbi, e posaçërisht të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, që të falënderoj senatorin Bob Menendez për përkushtimin e tij që çështjen tonë ta trajtoj me seriozitetin maksimal.

God Bless USA!