Lajme

Kosovë/ 26 komisionerë janë helmuar nga zarfet e ardhura prej Sërbie

26 komisionerë të KQZ-së janë duke marrë ndihmë mjekësore pas helmimit që morën para pak çastesh duke numëruar votat e ardhura me postë, përcjell in7.

Siç raportohet nga terreni, zarfeve të ardhura nga Sërbia u ka ardhur erë e keqe dhe e rëndë. Si pasojë e saj, disa nga komisionerët kanë filluar të ndihen keq dhe të kenë çrregullime në shëndetin e tyre.

Ende nuk ka ndonjë verifikim zyrtar për arsyen e helmimit të komisionerëve.

Numërimi i votave është ndërprerë, ndërsa presim se çdo të ndodhë në vazhdim./